Aktualitet Politikë

“Basha ik”, nis takimi i parë i Berishës me demokratët!

Në mbledhjen e parë me demokratët, Sali Berisha tha se kjo është përpjekja më e rëndësishme për një PD më të bashkuar. Ai ka hedhur edhe akuza në drejtim të Edi Ramës.

“Një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë ju, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, e më të sigurt për të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se cdo kohë tjetër për vendin, sot në parlament betohet për të tretën herë kreu i meduzës së krimit të organizuar, një ganster që nuk njeh normë e ligj, por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e parë dhe të vetmin në Europë, sot është ditë jo fatkeqësie, por mynxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeminisër i vendit, pasi në 8 vite ka mjeruar, varfëruar shqiptarët”, tha ndër të tjera Berisha.

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të lidershipit aktual të PD-së.

PD në gjendjen më kritike të ekzistencës së saj, kurrë nuk ka qenë në këtë gjendje, ka 8 vjet që ka humbur cdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimit, ka 8 vjet që ka humbur cdo aksion 100%, ka 8 vjet që para syve të saj shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe ajo nuk i del zot, ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë, numëron përveç 2 mandate të përgjithshme, njërën të dhënë afrofe tjetrën të humbur, kjo është PD. PD-ja humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama, vodhi, bleu dhe grabiti 2 herë më shumë vota, padiskutim, nëse Rama nuk i fitoi zgjedhjet, PD nuk i fitoi zgjedhjet dhe unë nuk mund të them atë që nuk është. Ditën e zgjedhjeve në darkë, pyes zgjedhësin demokrat, për kë votuat në PD? Vetëm 1/5 e tyre për Lulzim Bashën, të tjerët për PD, e kundërta ishte raporti në kampin tjetër. Pra s’mund të them që fituam, pa lider. I thashë në zyrë, që unë s’do e kapërdija, po kisha disa probleme të miat. Humbe dy herë zgjedhjet duhet të ikësh 2 herë. Vuri përpara karrigen e tij dhe doli dhe u tha keni votuar, mashtronte, propagandë mashtruse, PD me aleatët ka marrë 74 mija vota më pak se në 2013″, tha Berisha.