Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Bashkë apo të ndarë?! Andi Vrapi komenton në TAR çiftin më të përfolur të momentit Ledri-Sara!

Ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” ishte i ftuar gazetari i njohur Andi Vrapi. Ai foli për një ndër marrëdhëniet më të komentuara të momentit siç është ajo mes Sarës dhe Ledrit. Andi tha:

Duket sikur ka një tendencë që ky çift të jetë gjithë kohës në vëmendje ndoshta dhe për faktin që Sara nuk ka qenë personazh publik përpara lidhjes me Ledrin. Ndërkohë përmendet dhe shpesh e shkuara e Ledrit me Dua Lipën, Angela Martinin apo dhe me Dafinën por sido që të jetë Sara e ka ditur të shkuarën e Ledrit dhe ajo nuk e ka vrarë mendjen.

Çfarë mendimi ke për këngën “Paranormal” të Ledrit?

Nuk e di se pse njerëzit e morën si “diss” për Sarën atë këngë. I vetmi kunj që kishte aty ishte për Mozzikun kur thotë: ”Nana ime më don mu dhe nana jote don Ledrin”.

Mendon se njerëzit po presin që Sara me Ledrin të ndahen?

Sigurisht që ka njerëz të tillë, sidomos kur bëhet fjala për një personazh si Ledri i cili është shumë i kërkuar nga vajzat dhe normalisht që kishte njerëz të palumtur kur Ledri u lidh me Sarën. Mendoj që çdo çift ka uljet dhe ngritjet e veta, ka ditë të mira dhe jo të mira, unë them t’iu japim kohën e tyre.