Showbiz

Bashkëpunoi me reperin që akuzohet për abuzime seksuale, Lady Gaga kërkon ndjesë publikisht

Një bashkëpunim i vitit 2013 mes Lady Gaga dhe reperi R Kelly është kthyer në një debat në media ku fansat e këngëtares kanë mbetur mjaft të zhgënjyer.

Aktorja dhe këngëtarja e hitit “Shallow” bëri një deklaratë publike ku kërkoi ndjesë për bashkëpunimin e saj duke theksuar se ndodhi në një periudhë vërtetë të errët të jetës së saj.

Deklarata e Gaga-s erdhi menjëherë pas publikimit të dokumentarit kundra R Kelly ku vajza të shumta zbuluan se si ai ka abuzuar seksualisht me to.

Sakaq, bashkëpunimi mes tij Lady Gaga, “Do What U Want” është fshirë nga të gjitha platformat pas kërkesës së 32-vjeçares.