Celebrities Showbiz

Beatrix lë shtëpinë e “Big Brother VIP”, por aventura të reja e presin!

Ditën e martë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e mbrëmjes së djeshme duke e lënë kështu përfundimisht lojën.

Beatrix Ramosaj mund të themi me plot gojë që që prej hyrjes së saj në ‘Big Brother VIP” ka krijuar shumë ‘zhurmë’. Nisur që me lidhjen e saj me aktorin Donald Veshaj, sjelljen e saj dhe padyshim dhe për momentet plot humor që na ka falur. Beatrix e nisi rrugëtimin në reality show më 26 tetor, së bashku me Einxhel Shkira dhe Sarah Berishën, një rrugëtim ndër më të komentuarit për këtë edicion.

Ndoshta lidhja e saj me Donaldin bëri që ndjekësit të vërshonin me komente kundrejt saj, shpesh herë edhe të pakuptimta. Fundja si mund të gjykohet dikush vetëm për shkak të ndjenjave të saj? E ndoshta Beatrix e ka ndjerë edhe këtë presion aty brenda, ka menduar shpesh se si mund të shihet loja e saj jashtë, a janë të kënaqur familjarët e saj, apo mos ajo po bën ndonjë gjë gabim. Kjo duhet të ketë ndikuar dhe në lojën e saj.

Megjithatë, Beatrix na tregoi një anë të saj që ndoshta jo çdokush e ka njohur, apo atë që pjesë e komentuesve nuk kanë dashur ta shohin. Beatrix na tregoi se është një vajzë shumë emocionale, është e ndjeshme, ka një zemër të madhe dhe di të dashurojë fort. Ajo na ka treguar se nuk mbante mëri, ishte e mirëkuptueshme dhe marrëdhëniet e saj të mira me të gjithë banorët, duhet thënë se ishte e rrallë që ta shihnim aty brenda.

Beatrix u gjykua për një histori dashurie. Por a ishte kjo normale? Përkundrazi, zemra e saj e madhe arriti që të vinte të tjerët para vetes së saj. Le të mos harrojmë se sa herë Trixa e ka ndrydhur veten dhe i ka mbajtur përbrenda lotët e saj dhe ndjesitë reale. Beatrix e la përgjysmë rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP”, por ajo fitoi shumë më shumë se aq. Fitoi mbështetjen e njerëzve që e donin vërtet, fitoi dashurinë, fitoi një eksperiencë shumë unike dhe të papërsëritshem dhe nga kjo jemi të sigurtë që ka dalë shumë herë më e fortë.

Po, Trixa nuk fitoi 100 mijë euro. Por në fund të ditës nuk është paraja ajo që ta ngre shpirtin në ajër. Janë personat që ti ke afër zemrës dhe ata që kanë qenë gjithmonë aty për ty. Dhe kjo është më e rëndësishmja nga çdo gjë. Jo çdo gjë është lojë, jo çdo gjë rrotullohet rreth “Big Brother VIP” dhe këtë do të donim që Trixa të dinte. Jemi të sigurtë që gjëra shumë më të mëdha se kaq e presin Beatrix jashtë. Aventura të reja, ndjesi, emocione, liri… Ah, le të mos harrojmë. Duam projekte të reja së shpejti dhe të shohim Trixën sa më të lumtur dhe pozitive në atë që ajo bën.