Celebrities Live From Tirana

Befasohuni me ndryshimet e shifrave të ndjekësve të VIP-ave!

Tashmë më shumë se kurrë jemi të interesuar për të ditur se çfarë ndodh me Instagram-et e personazheve tanë publik, e sidomos atyre të banorëve të shtëpisë më të madhe në vend, “Big Brother VIP” të cilët kryesojnë në Top 5 e personazheve shqiptarë që kanë shtuar më shumë ndjekës. Nga ana janë personazhet e njohur të huaj, ku në Top 5 janë më së shumti pjesëtaret e familjes Kardashian.

Gjithsesi, këta personazhe kanë patur rritje mjaft të ndjeshme të numrit të tyre të ndjekësve për shtatë ditë. Ende nuk mund të besojmë se sa ndjekës mund të fitojnë këto yje brenda një jave.

Personazhet e huaj:

5- Në vend të pestë ndodhet aktorja e njohur Megan Fox, e cila ka shtuar 200K ndjekës.

4- Në vend të katërt qëndron artistja Adele, e cila ka shtuar 500K ndjekës.

3- Vendin e tretë e zë Adam Levine, i cili ka fituar 1.7M brenda javës.

2- Në vend të dytë është Kylie Jenner, e cila ka shtuar 3M ndjekës.

1- Në krye qëndron Kim Kardashian e cila ka fituar 4M ndjekës në Instagram.

Personazhet shqiptarë:

5- Në vend të pestë ndodhet Semi Jaupaj e cila ka shtuar 7.7K ndjekës.

4- Vendin e katërt e zë blogerja Sarah Berisha, ajo ka shtuar 10.8K ndjekës.

3- Einxhel Shkira ndodhet në vend të tretë me 13K ndjekës të shtuar.

2- Artistja Fifi qëndron në vend të dytë me 21K ndjekës të shtuar.

1- Donald Veshaj kryeson pasi ka shtuar 40K ndjekës.