Celebrities Gossip Showbiz

Bëhuni gati! Ja sa projekte muzikore do të publikojë Dafina Zeqiri këtë sezon veror!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Dafina ka qenë mjaft aktive me projekte të reja muzikore me të cilat nuk ka zhgënjyer asnjëherë deri tani. Së fundmi ka ardhur me disa bashkëpunime dhe i ardhshmi duket se do të jetë akoma dhe më i bukur, kjo pasi Dafina do të sjell një tjetër bashkëpunim me artistin e njohur Yll Limani. 

Mesa duket ky nuk është projekti i vetëm për këtë verë dhe do të kemi mjaft surpriza nga Dafina. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja, ku me anë në të një shkrimi në videon e Tik Tok të postuar ka zbuluar se këtë verë do të publikoj 7 projekte të reja muzikore.

https://www.tiktok.com/@dafinapipinazeqiri/video/7244149497800953130?is_from_webapp=1&sender_device=pc

Duket se pas ndarjes nga Dj Geek ka gjetur sërish dashurinë e jetës. Kudo po qarkullojnë  pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri, duke dalë në një nga lokalet në Prishtinë. Mes çiftit nuk mungojnë as momentet romantike, si prekjet dhe përqafimet. Por si ka reaguar Dj Geek lidhjen e re të Dafinës? Duket se tepër mirë, pasi dyshja po vazhdon bashkëpunimet dhe kjo romancë nuk i ka penguar në punë.