Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.
Dhe teksa ishim duke pritur me padurim, pak ditë më parë Samanta ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram se do të sjellë një album, një projekt të madh me të cilin ka punuar prej kohësh.
E teksa po lançon albumin e saj, Samanta nuk ka të ndalur me projektet që po i publikon njëra pas tjetrës. Pak minuta më parë, bukuroshja na ka paralajmëruar se do të lançojë ditën e nesërme këngën e saj më të re me videoklip ‘E vogla’. Me anë të një traileri të shkurtër dhe një foto të sajën, Samanta na ka treguar se nuk do të na duhet të presim më larg se nesër në orën 18:00 për projektin e saj më të ri.
E ftuar para disa muajsh në “Pardon My French” në një intervistë shumë ndryshe dhe të veçantë. Ndër të tjera, ajo foli edhe për suksesin e saj të fundit, këngën “Emnin Tem”.
Në mbyllje të intervistës, Samanta u shpreh edhe rreth aludimeve që i janë bërë herë pas here për lidhjet e saj romantike me bashkëpunëtorët e saj.