Celebrities Showbiz

Ben Affleck fajëson ish-bashkëshorten e tij për problemet me alkoolin?!

Ben Affleck ka vendosur që të flasë sinqerisht për marrëdhënien e tij me alkoolin. Gjatë një paraqitjeje në “Howard Stern Show”, aktori 49-vjeçar, u tregua i sinqertë për vështirësitë e tij me alkoolin ndërsa ishte i martuar me Jennifer Garner, me të cilën ai ka tre fëmijë, Violet, 16, Seraphina, 12 dhe Samuel, 9 vjeç.

Ben Affleck, i cili ka qenë në rehabilitim disa herë për varësinë nga alkooli, në një intervistë me Howard Stern u shpreh se ndjenja e “bllokuar” në martesën e tij e bëri atë që të pinte. Aktori u shpreh:

Unë ndoshta do të pija akoma. Kjo është një pjesë e arsyes pse fillova të pij… sepse isha në kurth. Unë ndihesha sikur nuk mundesha të largohesha për shkak të fëmijëve të mi, por nuk jam i lumtur, çfarë të bëj? Ajo që bëra ishte të pija një shishe me alkool dhe të flija në divan, gjë që rezultoi të mos ishte zgjidhja e duhur.

Affleck ka shkuar në rehabilitim disa herë për varësinë nga alkooli gjatë viteve, duke përfshirë në 2001, 2017 (të cilën ai e zbuloi në një postim në Facebook) dhe 2018, kur ai dhe Garner finalizuan divorcin e tyre. Ylli i “Gone Girl”, i cili u martua me Garner në 2005 dhe më vonë u nda në 2015, i tha gjithashtu drejtuesit të emisionit radiofonik se ai dhe aktorja bënë gjithçka që mundën për të mbajtur martesën e tyre të bashkuar, por si shumë marrëdhënie të Hollywood-it, nuk funksionoi.

E vërteta ishte, ne morëm kohën tonë, morëm vendimin… Ne u ndamë. Ne kishim një martesë që nuk funksionoi, kjo ndodh, me dikë që e dua dhe e respektoj, por me të cilin nuk duhet të martohem më. Në fund të fundit, ne u përpoqëm. Ne u përpoqëm, u përpoqëm sepse kishim fëmijë. Të dy prej nesh ndiheshim sikur nuk duam që ky të jetë modeli që fëmijët tanë e shohin martesën.

Ndërsa Affleck dhe Garner patën pjesën e tyre të uljeve dhe ngritjeve gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre, ish-bashkëshortët janë në marrëdhënie të mira tani. Garner madje iu bashkua Affleck dhe Jennifer Lopez, të cilët rindezën romancën e tyre në fillim të këtij viti pasi anuluan fejesën e tyre në vitin 2004, për disa argëtime me fëmijët e tyre në Halloween. Një burim u shpreh në atë kohë se:

Të gjithë shkojnë mirë dhe fokusi është gjithmonë te fëmijët. Jennifer, Ben dhe Jen Garner dëshironin që fëmijët të kishin një Halloween të mrekullueshëm. Fëmijët janë miq dhe donin të argëtoheshin së bashku. Bënte sens që ata shkuan të gjithë bashkë.

Rikujtojmë se, Ben Affleck po reflekton mbi atë që mësoi nga Robin Williams. Ai ka punuar me Williams në filmin e vitit 1997 “Good Will Hunting”, për të cilin ai fitoi një çmim Oscar për skenarin më të mirë origjinal me shokun Matt Damon dhe Williams fitoi për aktorin më të mirë dytësor.

Në filmin e tij të ri “The Tender Bar”, Affleck luan rolin e Charlie, një figurë baba për personazhin kryesor. Në një intervistë me “Jake’s Takes”, ai u pyet nëse Williams, i cili vdiq në vitin 2014 shërbeu si një lloj suportuesi dhe mbështetësi për të.