Sociale

Berisha me pedagogët: Ligji i Arsimit të Lartë ndëshkoi të varfrit; sponsorizim i Ramës

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka organizuar një bashkëbisedim me pedagogët mbi sfidat e Arsimin e Lartë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e ka konsideruar një sponsorizim mafioz të Edi Ramës miratimin e “Ligjit për Arsimin e Lartë” duke u shprehur se i ka bërë vendit një dëm të pallogaritshëm.

Gjithashtu ai theksoi se as opozita sipas tij nuk e kundërshtuan këtë ligj që ndëshkonte të varfërit e vendit.

“Mblidhemi sot për një problem themelor të çdo kombi por për disa specifika më themelor është për kombin shqiptar. Ne për dekada në arsimin e lartë ndoqëm praktikën e selksionit, e përjashtimit masiv të të rinjve nga e drejta universtiare në një kohë kur vendet e lira prej dekadash kishin kaluar në praktikën e dyerve të hapura të universiteteve. Ajo praktikë solli që Shqipëria të kishte përqindjet më të ulëta në Europë të të diplomuarve në universitete. Në vitin 2005 Shqipëria kishte 12 studentë për 1 mijë banorë kundrejt 45 studentëve për 1 mijë banorë që ishte mesatarja e BE-së.

U bë një përpjekje e madhe që të shkëputeshim nga kjo praktikë. Natyrisht që nga kjo përpjekje ishte e pamundur që të ecnim paralelisht edhe me cilësinë. Por e vërteta është se në arsimin paraunivesritar, ngjitja e Shqipërisë, ishte nga më vertikalet. Sërish ishim larg nivelit ku duhet të ishim. U hapën një seri degësh në universitetet publike në rrethe por u pasuruan shumë programe. Arritëm në 500 programe. U dyfishua numri i trupës akademike.

Pas ndryshimit të pushtetit, arsimi i lartë në Shqipëri u ndëshkua në mënyrën më anti-kombëtare nëpërmjet të famshmit ligj dhe unë nuk mund ta lë pa folur haptas. Ligji i arsimit të lartë ishte sponsorizim direkt mafioz i Henri Çilit tek Edi Rama. Me këtë ligj i cili ishte larg realitetit shqiptar aq sa ç’është larg realitetit europian. Me këtë ligj u mora për dy vite dhe konstatova se për ne nuk mund të aplikohej ashtu siç ishte planifikuar. Ligji u shndërrua në një”shpatë” për të përjashtuar mijëra të rinj nga universiteti” u shpreh ish kryeministri Berisha.