Aktualitet

Berisha njofton mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, zbardhen temat që do të diskutohen!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Kryesinë e grupit të tij, ndërsa të premten do mbledhë Këshillin Kombëar për të diskutuar situatën politikë dhe hapat që do të ndërmerren në vazhdim.

Në njoftimin e tij thuhet se në orën 12:00 në ambientet e selisë blu anëtarët e Kryesisë do të mblidhen për të diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe tema të tjera.

Ende nuk dihet nëse do ketë diskutime mbi akuzën për korrupsion ndaj Berishës lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar miq.
Neser diten e Merkure ora 12.00 ne ambjentet e selise PD do te zhvillohet mbledhja e Kryesise PD me rend dite:
1- Diskutime rreth zhvillimeve te fundit politike
2-Te ndryshme ….
Ju faleminderit…

Iakuzuar për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani” në Tiranë, Sali Berisha nuk u paraqit në mjediset e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO që i ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, ndërsa i ndalohet dalja jashtë vendit. Në seancën që nisi në orën 14:00 shkoi avokati i tij, Genc Gjokutaj. Paralelisht me këtë seancë, ish-kryeministri, dhëndri i të cilit, Jamarbër Malltezi u arrestua më 21 tetor, doli në një konferencë për shtyp.

I pyetur nga gazetarët se përse dërgoi avokatin Gjokutaj në vend që të paraqitej vetë, Berisha solli në vëmendje faktin se vendosja e masës së sigurisë ndaj një deputeti pa kërkuar autorizim nga Kuvendi, është shkelje e Kushtetutës dhe më tej sqaroi:

Eshtë ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk e pranoj gjykatën. E deklarova më parë dhe e deklaroj, absolutisht, me sinqeritetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do të shkoj! Por, të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a po shkoj apo s’po shkoj unë! Ta provojë!

Por, vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga Parlamenti është një përdhosje e ligjeve, e të drejtës dhe e Kushtetutës së vendit! Pse ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund t’i lejoj vetes të shkel Kushtetutën.

Por, edhe njëherë e thashë dhe e them: që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton!

Unë jam për barazi të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit!  Nuk kam qenë, e kam treguar, e kam dëshmuar për asnjë diskriminim midis deputetit dhe zgjedhësit. Deputeti të ruajë veten, të punojë! Kaq! Por në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, e drogës!