Celebrities Live From Tirana

“Bërrylat” në karrierën 25-vjeçare të ish-koreografit të Elvana Gjata-s!

Sot në emisionin “Live from Tirana”, ishte i ftuar koreografi me një eksperiencë 25-vjeçare në kërcim, Tan Brama. Tani na tregoi më shumë për veten dhe karrierën e tij të gjatë:

Ajo kohë ka qenë shumë e vështirë por dëshira të bën të vazhdosh përpara. Unë atëhere stërvitesha në shtëpi, vetëm fare pastaj u mblidhnim prapa Piramidës dhe kërcenim u bënim 20 veta dhe kështu i krijonim fansat. Ka patur më shumë fansa e më shumë sukses. Kush u ngrit atëhere ka mbizotëruar. Unë karrierën time e kam nisur me Brake Dance, pastaj në vitet 1999-2000 u shkëputa, ika në Gjermani dhe aty bëra master për kërcim Hip Hop. Të çash në Gjermani ka qenë shumë e vështirë, ka qenë fat për mua. Më pas u riktheva në Tiranë dhe pash lajmin që do të zhvillohej “Top Fest”. Në “Top Fest” ka qenë edhe një emision tjetër për kërcim dhe aty mora vendin e parë dhe kjo më bëri që mos të kthehesha më në Gjermani. 

Çdo fushë e jetës ka “bërrylat” e vetë, por a ka pasur Tani nga këto në jetën e tij?

Kur kërkon të marrësh pjesë diku, ai që sjell shumë grupe fiton gjithmonë, zënë vendin e dytë ose të tretë. Unë që jam shumë i mirë me grupin tim, ishim në Greqi dhe nuk u futëm fare në 5-tshe në 2018-ën. E meritonim dhe ky është një ‘bërryl’ por në vazhdojmë prapë përpara. Kam marrë pjesë në një tur me dikë dhe më hoqën vetëm sepse performova me një këngëtare tjetër. Edhe ky është një bërryl. Por kur të mbyllet një derë të hapet një tjetër. 

Rikujtojmë se koreografi i njohur kohë më parë u përjashtua nga koncertet e Elvana Gjatës vetëm sepse kishte kërcyer me një tjetër këngëtare, Kidën. Brama tregoi asokohe gjithashtu se këngëtarja e hoqi edhe nga Instagrami pasi ai publikoi një video me Arilenën.

Tani ka krijuar Akademinë e tij të kërcimit këtu e 15 vite përpara dhe ka trajnuar shumë persona. Sa i përket mosmirënjohjes, ja çfarë ka ai për të thënë:

Kur janë të vegjël stërviten, ka që ma dinë, më thonë faleminderit. Ka disa që ta dinë 2-3 vjet dhe nuk të përmendin më. Mosmirënjohja është kur unë të marr nga zero, të ndërtoj, të bëj një kërcimtar shumë të mirë dhe në fund t’i ikën e pastaj thua: “Hë më se Tani kot”. Harrojnë që kanë bërë shkollën e Tan Bramës. Duhet ta respektosh atë që të ka dhënë dorën.