Një fenomen shumë i pazakontë dhe që ende nuk i është dhënë një shpjegim konkret, ndodhi para pak ditësh në Pekin. Banorët e habitur u paralajmëruan të merrnin çadra pasi filloi ‘të binte një shi krimbash’ në kryeqytetin kinez.
Ditëve të fundit u bë virale në rrjetet sociale një video që demonstronte “shiun me krimba” në rrugët e Pekinit, teksa mbulonin makinat. Gjithashtu u raportua se banorëve të këtij qyteti iu rekomandua të merrnin çadrat e tyre me vete.

Teksa autoritetet kineze ende nuk e kanë gjetur shkakun pas fenomenit të çuditshëm, teori të ndryshme po qarkullojnë në rrjet. Disa sugjeruan se ato mund të jenë në të vërtetë lule plepi, një pemë shumë e njohur në zonë që është plot me fara dhe, kur lulet i bien, ato shpesh ngatërrohen me krimba. Një tjetër teori sugjeroi se krimbat ranë pasi erdhën nga një erë e fortë, një teori e mbështetur nga revista shkencore ‘Mother Nature Network’, e cila shpjegoi se ky lloj incidenti me krimbat dhe zvarranikët ndodh pas një stuhie.
'Rain of worms' floods Beijing
A "rain of worms" flooded Beijing this week, according to videos posted on social networks. In the images, it is possible to see the "animals" covering streets and vehicles. pic.twitter.com/V2uaX6Oowk
— The Rio Times (@TheRioTimes) March 8, 2023