Celebrities Gossip Showbiz

Bisedat ‘e ëmbla’ të orëve të vona të Arbanës me Jonin

Moderatorja e njohur Arbana Osmani së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e gëzueshëm. Familjes së moderatores sapo iu shtua edhe një tjetër anëtar, vogëlushja e sapolindur të cilën mami Arbana dhe babi Eduarti e kanë pagëzuar me emrin Zoi.

Tanimë familja e tyre është bërë e madhe dhe Joni me Diellin janë dy vëllezërit më të mëdhenj të vogëlushes së sapolindur. Por, sërish për Arbanën Joni është fëmija i parë dhe më i rritur me të cilin kanë dhe bisedat e tyre ‘private’. Vetëm pak më parë, prezantuesja ka ndarë me ne një video ku shfaqet me këtë të fundit duke diskutuar në orët e vona.

Biseda sekrete të orëve të vona me Jonin tim

 

 

 

Arbana së fundmi ka marrë një iniciativë që është me të vërtetë për t’u duartrokitur. Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë.

Prezantuesja do të rikthehet me sezonin e 2 të “BBV” ku ka premtuar mjaft risi  që na presin nga ky edicion.