Showbiz

Bleona ka një mesazh për të gjithë paparacët

Bleona Qereti në një fotografi të postuar së fundmi në rrjetet sociale nuk i ka kursyer fjalët për paparacët të cilët e ndjekin kudo dhe i vëzhgojnë fotot e saj me imtësi.

Ajo është shfaqur në një varkë, ‘topless’ teksa merr rreze dielli ndërkohë që në foton bardhë e zi ka mbuluar gjoksin e saj me dy ’emoji’ në formë zemrash.

“Mesazh për paparacët: Kam punuar shumë gjatë jetës sime që të jem e lirë dhe e pavarur nga çdo kush e gjithçka. Paguaj një çmim shumë të lartë për këtë! Jetoj vetëm, ha vetëm, fle vetëm. Ju nuk mund të ma hiqni dot këtë liri. Ky është trupi im i vërtetë, mjaft i shitët këto foto dhe mjaft i modifikuat me photoshop” ,-kanë qenë këto disa nga fjalët e saj.