Showbiz

Bleona Qereti gati për tu bërë nënë?!

Vitin e kaluar këngëtarja Bleona Qereti na tregoi hap pas hapi procesin e ngrirjes së vezëve të saj në mënyrë që të gjitha vajzat që nuk janë gati për tu bërë nëna të kenë mundësinë që ta shfrytëzojnë këtë dhuratë të natyrës për më vonë.

Mesa duket ka ardhur koha që ajo të ketë një fëmijë dhe është gati për një farëzim artificial. “Kur nuk ke gjetur të duhurin apo kur i duhuri nuk është gati të përkushtohet gjithmonë ka një zgjidhje” ,-tha ajo në një postim të bërë në Instagram.

Bleona shfaqi një ‘selfie’ ku duket se është në spitalin e fertilitetit në Kaliforni ndërkohë që i ka konfirmuar në komente edhe mikeshës së saj së së shpejti kjo e fundit do të bëhet teze.