Showbiz

Bleona Qereti shkëlqen në tapetin e kuq në Kanë

Këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara edhe këtë vit është shfaqur rrëzëllitëse në Festivalin e Filmit në Kanë.

Bleona nuk ka munguar në eventin e përvitshëm të ‘amfAR’ organizata jofitimprurëse e cila mbledh fonde që shkojnë për kërkimet mbi kurimin e HIV/AIDS.

Si gjithmonë ajo është shfaqur seksi me një fustan i cili megjithëse transparent që zbulonte hiret e saj, kishte edhe thekë të cilat nuk tregonin më shumë seç duhet.

Këngëtarja ka postuar 2 video në rrjetin social Instagram ku shfaq çdo detaj të veshjes së saj dhe look-ut në tërësi.