Showbiz

Bleona së shpejti me librin e saj të parë, synon tregun ndërkombëtar

Edhe pse duket se është krejtësisht e fokusuar vetëm tek projektet muzikore në fakt Bleona është gati të publikojë albumin e saj të parë.

Këngëtarja e famshme së fundmi ka dhënë një intervistë për “Telegrafi” ku ka rrëfyer detaje të librit të saj më të ri duke theksuar se do ta publikojë kur të jetë gati dhe se synon tregun ndërkombëtar e jo atë shqiptar.

Ajo pranoi se ky libër do të flasë për rrugëtimin e saj drejt suksesit, rëniet dhe vështirësistë që ka kaluar dhe për njerëzit që kanë dashur ta pengojnë si edhe ata që e kanë mbështetur.

Bleona në fund të intervistës tha se pjesë e tij gjithashtu do të jenë politikanë të vendit tonë, sheikë, producentë të famshëm dhe miliarderë.