Celebrities Gossip Showbiz

Bora dhe Donaldi u shfaqën në sfilatën e Valdrin Sahitit, ndërsa Trixa në shoqërinë e…

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun. Para pak javësh moderatorja vendosi që të reagojë duke u shprehur se për momentin mes saj dhe Donaldit nuk ka asgjë, megjithëse pranoi se nga ana e këtij të fundit ka pasur kërkesë falje si publikisht dhe personalisht.

E, mesa duket këto hapa nga ana e aktorit paskan funksionuar. Mbrëmjen e kaluar stilisti i njohur Valdrin Sahiti organizoi një sfilatë ku prezantoi koleksionin e tij pranverë/verë 2022. Të pranishëm kanë qenë emra të njohur të showbiz-it dhe jo vetëm. Dy prej tyre madje ishin dhe Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Në festën e organizuar, ndjekësit nuk mund të rrinin pa vënë re dyshen dhe po aludohet se madje ata kanë shkuar bashkë në event. Ndjekësit kanë mundur të sigurojnë dhe video teksa të dy shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por, kureshtja është e madhe se pas ndarjes së aktorit nga Beatrix Ramosaj me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV’, si reagoi kjo e fundit pas ngjarjes së djeshme. Nuk kemi një rrëfim apo ‘thumb’ nga ana e Trixa-s, por me anë të një Instastory bukuroshja na zbuloi se ndodhet me mikeshën e saj, Antonela Berisha me të cilën ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira nga eksperienca në ‘BBV’.

Ditëve të fundit, Trixa është shfaqur shpesh duke e treguar dhe në rrjete sociale me Antonelën dhe dy bukuroshet tanimë duket se janë bërë shoqe shumë të mira.