Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

Brenda festës së çmendur të ditëlindjes së Encës!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Bukuroshja ditën e sotme feston ditëlindjen e saj dhe ashtu siç zakonisht ajo bën, festa është tepër e veçantë. Këngëtarja nuk ka zgjedhur ta festojë në Shqipëri, por jashtë dhe pikërisht në Dubai.

Teksa ka postuar disa Instastory, Enca ka treguar pamje nga festa “e çmendur” e ditëlindjes së saj.

Rikujtojmë se, para pak kohësh Enca ‘ngacmoi’ ndjekësit e saj me një pyetje duke ju kërkuar atyre opinion për një ndryshim drastik. Me anë të një Instastory, këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj për ndonjë model interesant të flokëve të saj.

E duket se këngëtarja më në fund e vendosi se çfarë ndryshimi do t’i bënte flokëve të saj. Disa ditë më parë në llogarinë e saj në Instagram, Enca publikoi disa fotografi ku shfaqet me flokët e saj të gjatë në një model të thjeshtë dhe një ngjyrë pak më të hapur se e zakonshmja.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.