Showbiz

Brenda festës së ditëlindjes së Tayna-s

Reperja e famshme Tayna ka festuar mbrëmjen e kaluar ditëlindjen e saj të 23-të.

Ajo ishte së bashku me miqtë e saj të ngushtë në një klub nate dhe ka shijuar pa fund çdo moment të asaj mbrëmjeje.

Bukuroshja dukej në formë të shkëlqyer teksa kishte veshur një fustan të kuq që shfaqte më së miri format e saj trupore. Krahas ditëlindjes për të cilën mori pa fund urime nga miqtë, kolegët dhe fansat, Tayna shënoi një tjetër sukses në karrierën e saj.

Të gjitha këngët e saj, falë votave të publikut kanë arritur të hyjnë në klasifikimin e 100 këngëve moderne duke thyer rekords, shkruan Top Awards.