Showbiz

Brenda rezidencës më të re 25 milion dollarëshe të Justin dhe Hailey Bieber

Justin dhe Hailey Bieber sapo kanë bërë blerjen e tyre të radhës dhe nuk bëhet fjalë për aksesorë apo mjete luksoze por një rezidencë të madhe.

Dyshja kanë blerë një shtëpi dyfish më të madhe se ajo që gëzonin në Beverly Hills. Rezidenca që kushton 25 milionë dollarë ndodhet në lagjen ku jetojnë edhe yje të tjerë hollivudiane si Eddie Murphy, Sylvester Stallone, Sofia Vergara apo Denzel Washington.

Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1980 dhe është shitur për herë të parë në 2015-ën për 16.5 milionë dollarë.