Health & Beauty

Britani, Johnson mesazh kombit për pandeminë, në Sllovenia hiqet shumica e masave

Sllovenia ka hequr sot shumicën e masave për luftim të pandemisë së koronavirusit. Vizitorët nëpër restorante, hotele dhe ambiente tjera, nuk kanë më nevojë të dëshmojnë se kanë qenë të vaksinuar, janë shëruar nga koronavirusi apo kanë test negativ, ka raportuar agjencia e lajmeve, STA, duke cituar vendimet e Qeverisë gjatë fundjavës.

Udhëtarët që shkojnë atje nuk kanë nevojë të prezantojnë statusin e tyre për koronavirus. Edhe ora policore nuk do të zbatohet më. Restorantet do të mund të jenë të hapura deri në orët e vona. Sa i përket vendosjes së maskës, ajo është ende e obligueshme në ambiente të mbyllura.

Numri i rasteve të infektimit në këtë shtet me 2 milionë banorë ka rënë në kohën e fundit.

Mesatarja e shtatë ditëve të fundit flet për 4,248 raste të infektimit për 100,000 banorë.

Në Britani u nda publikisht një apel për pandeminë. “Të bashkëjetosh me COVID-19/ën në një fazë ku pandemia nuk ka mbaruar, ndërsa përhapja e Omicron-it është nën kontroll me ndihmën e vaksinave”.

Ky është mesazhi i kryeministrit britanik, Boris Johnson drejtuar kombit, në kuadër të një takimi të Këshillit të Ministrave. Britania e Madhe pritet të miratojë një plani të ri, përmes të cilit po përgatitet të eliminojë edhe detyrimin e izolimit për njerëzit e infektuar me koronavirus.