Celebrities Gossip Showbiz

“Bukuria më ka dëmtuar karrierën…”/Habit me deklaratën e saj aktorja Eiza Gonzalez!

Aktorja e njohur meksikane, Eiza Gonzalez ka treguar se ka humbur shumë role në filma pasi i kanë thanë se ‘është shumë e bukur’. Aktorja 34-vjeçare ka treguar se bukuria e saj në fakt e ka dëmtuar karrierën e saj, duke thënë se gratë latine mbahen në tjetër standard.

Më kujtohet që më thanë për shumë projekte, ‘Ajo është shumë e bukur për këtë. Është shumë atraktive për këtë rol’. Atëherë thosha, po Margot Robbie? Ajo është gruaja më tërheqëse dhe më e bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time. Kisha një krizë identiteti për një kohë të gjatë. Mendoja me veten, ‘a duhej ta bëjë veten më pak tërheqëse, ose më shumë tërheqëse. A duhet të vishem më thjesht ose më ekstravagante ose ta mbulojë trupin?”

Rikujtojmë, se dy vite më parë Eiza Gonzalez pati një romancë me aktorin Jason Momoa.  Ndërkohë, Momoa i dha fund martesës me Lisa Bonet në janar të vitit 2022 pas 17 vitesh bashkë. Sa i përket ndarjes së tij nga Lisa, Jason ka vazhduar të jetë mbështetës i familjes së tij të përzier dhe madje ka përkrahur shumë vajzën e saj Zoe Kravitz, të cilën Lisa e ndan me ish-bashkëshortin Lenny Kravitz. E gjithë kjo mbështetje erdhi gjatë publikimit të filmit më të ri ku Zoe është protagoniste, bëhet fjalë për “The Batman”. Të dy Lisa dhe Jason kanë gjithashtu dy fëmijë, vajzën Lola Iolani, 16 vjeç dhe djalin Nakoa-Wolf, 15.