Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri ka disa fjalë për ndjekësit e tij e sidomos vajzave!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E  artisti njihet si një ndër personazhet që ka një numër shumë të madh ndjekësish. E me anë  të një Instastory, ai ka vendosur t’i falenderojë ata publikisht, sidomos ato të gjinisë femërore.

Edhe pse pa këtë 44% sot, prapë rekord veç me gjininë e bukur. Faleminderit shumë prej zemrës për gjithë këtë dashuri e mbështetje pafund që po ma jepni çdo ditë. Ju dua pafund! 

Më në fund u zbulua se cila ishte surpriza që Butrinti kishte disa ditë që paralajmëronte në rrjete sociale. Befasia e madhe ishte publikimi i këngës së tij të re, e cila titullohet “Lule e Dashnisë”, e cila është pëlqyer shumë nga publiku. Por, duket se nuk ka gjë që e ndal artistin i cili ka paralajmëruar një tjetër surprizë që do ta publikojë shumë shpejt. Ajo që na ra në sy është fakti se ai vendosi nga studio si vendndodhje Santorinin dhe TAR dyshoi se mund të jetë destinacioni që Butrinti do të xhirojë videoklipin. Epo si gjithmonë dyshimet tona u vërtetuan pasi këngëtari ndau me ne një video ku shfaqet në destinacionin turistik duke na lënë kështu të presim vetëm për rezultatin final.

Këngëtari ka postuar një foto të tij, ku duket shumë i trishtuar dhe ka shkruar një pjesë nga teksti i këngës së tij të re, e cila mendohet që nuk është thjesht një pjesë nga kënga, por një fjali dedikuese për dikë.