Celebrities Music

Capital T dhe Kidda nuk na zhgënjyen me këngën e re!

Tri ditë më parë, u publikua lajmi se Capital T dhe Kidda do të vijnë me një bashkëpunim. “Magji-a” e tyre ka ardhur dhe për vetëm një orë, dyshja arriti t’i kalojë 62 mijë klikimet. Ndërkohë, pak orë më parë, Capital T bëri një postim në rrjetet e tij sociale në të cilin dukej se ishtë tepër entuziast.

“Magji” edhe pak orë… A jeni gati për këtë çmenduri

Gjithashtu, edhe Kidda postoi ditën e djeshme një moment nga videoklipi në Instagram, ku tregonte dhe orën e publikimit të këngës.

O sikur me Magji, nesër 17:00.

Duket se dyshja e ka nisur mbarë këtë sezon veror, ndërkohë që jemi në pritje të publikimeve të tjera të tyre. Të gjithë ju që jeni fansa të artistëve, duhet të prisni edhe pak kohë për projektin e radhës, dhe mund të shijoni “Magji” e ta votoni që dyshja të bëhet pjesë e The Top List.