Celebrities Gossip Showbiz

Capital T ka një surprizë për ndjekësit që…

Capital T prej shumë vitesh tanimë ka arritur të fitojë zemrat e audiencës me muzikën e tij. Reperi shpesh ka lëvruar zhanre të ndryshme duke nisur që nga këngët e dashurisë (që për hir të së vërtetës janë ndër më të pëlqyerat nga ndjekësit thënë kjo nga klikimet e shumta që marrin) e duke vazhduar tek këngët më ritmike. Megjithatë aty ku Kapo ka treguar se shkëlqen gjithmonë është muzika hip-hop.

Pas “Buzëqeshjes” një kënge shumë verore që u pëlqye nga ndjekësit, reperi vendosi të “kthehet në origjinë” me projektin e ri muzikor që publikoi. “Valle” na e riktheu Kapon ashtu si jemi mësuar ta shohim gjithmonë dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime.

Kapo ka një numër shumë të madh ndjekësish dhe ka vendosur që t’i lumturojë ata sadopak, më saktë më fatlumin. Me anë të një postimi të bërë së fundmi në Instagram, në një fotografi ku shfaqet vetë reperi, ai ka shkruar se kushdo që gjen mbishkrimin më të mirë për foton që merr më shumë ‘likes’, ai do ta ndjekë atë në Instagram.

Përpos karrierës si këngëtar, Kapo ka qenë shpesh i diskutuar për jetën e tij private. Së fundmi është përfolur shpesh për një lidhje dashurie me modelen e njohur Adrola Dushi. Megjithëse u diskutua gjatë në media, dyshja nuk pranuan kurrë publikisht se ka diçka mes tyre. I ftuar së fundmi në një intervistë, Kapo ka treguar më shumë për jetën e tij private si rrallëherë.

Thjesht nuk i ka ardh koha, ajo është me ndjenjë nuk është se e ki të përcaktuar, jeta shumë e ngarkuar nuk e ki kohën me ja dediku dikujt qysh duhet. Besoj zoti e ka shkru një fat për mu edhe kurdo që vjen mirësevjen.