Celebrities Showbiz

Cardi B sjell në jetë fëmijën e saj të dytë…

Cardi B është bërë nënë për herë të dytë. Reperja e njohur dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset, kanë mirëpritur fëmijën e dytë së bashku që është një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Cardi në një postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram.

28-vjeçarja ka ndarë lajmin e lumtur përkrah një fotografie të saj, ku shihet teksa mban foshnjën e porsalindur në krah dhe pranë tyre qëndron edhe Offset. Në mbishkrimin e këtij portreti të ëmbël familjar, Cardi ka treguar dhe datën e lindjes së vogëlushit të saj.

04/09/2021

Në një deklaratë të bërë për revistën “People”, çifti u shpreh:

Ne jemi shumë të lumtur që më në fund takuam djalin tonë. Ai tashmë është i rrethuar me dashuri nga familja dhe miqtë dhe mezi presim ta prezantojmë me vëllezërit e motrat e tij të tjerë.

Cardi B dhe Offset janë tashmë prindër të një vajze trevjeçare, Kulture. Reperi është gjithashtu baba edhe i tre fëmijëve të tjerë nga lidhjet e kaluara. Reperja e zbuloi lajmin se ajo ishte shtatzënë me fëmijën e dytë ndërsa performonte me bashkëshortin e saj Offset dhe grupin e tij Migos në “BET Awards”. Pasi treshja përfundoi këngën “Straightenin”, Cardi u bashkua me grupin duke dalë në skenë me një kostum të zi të zbukuruar me gurë dhe ekspozoi barkun e shtatzënisë.