Showbiz

Cardi B i jep një tjetër mundësi reperit Offset

Pas një lufte shumë të madhe që ajo ta falte. Pas prishjes së koncerteve të saj, pas dhuratave të shumta e të shtrenjta, Cardi B i jep një tjetër mundësi Offset.

Dyshja sapo janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe këtë e kanë konfirmuar miqtë e tyre.

Ata janë shprehur se edhe pse Cardi duket një femër mjaft e fortë, në fakt ajo ka natyrë të brishtë dhe të gjithë e dinin se do ta falte partnerin e saj.

Këtë herë ndryshe nga e kaluara ajo po e lejon që Offset të hyjë në jetën e saj shumë ngadalë dhe në mënyrë të kujdesshme.