Showbiz

Cardi B zgjedh stilisten shqiptare për fustanin e veçantë të ditëlindjes

Mbrëmjen e kaluar ylli i muzikës hip-hop Cardi B ka festuar 28-vjetorin e lindjes.

Ajo që u komentua më së shumti në festën e saj në Las Vegas ishte puthja e papritur me bashkëshortin që i bëri të gjithë të dyshojnë se divorci mes tyre ishte fals dhe çdo gjë u organizua për publicitet.

Sakaq, gjëja e dytë më e komentuar ishte fustani i saj i veçantë që e bëri të dukej si një perandore egjiptiane. Mirëpo, ky fustan është shfaqur për herë të parë i veshur nga modelja jonë Oriola Marashai para 1 muaji.

Fustani kaq madhështor i përket stilistes shqiptare Lena Berisha, si pjesë e koleksionit të saj të ri të quajtur “Prestige”. Lena është surprizuar nga zgjedhja e reperes dhe e ka ripostuar foton e Cardi B në Insta Story ku tregon se nuk e beson dot se çfarë ka ndodhur.

Kjo nuk është hera e parë që Cardi B preferon të zgjedhë një stiliste shqiptare për veshjet e eventeve të rëndësishme pasi të njejtën gjë ka bërë edhe gjatë ceremonive të rëndësishme të “MTV”.