Celebrities Pardon My French

Çdo përgjigje që kërkoni lidhur me “Big Brother Vip Albania” e merrni sot nga Lori dhe Sara Hoxha!

Ditën e sotme të ftuara speciale në “Pardon My French” ishin Sara dhe Lori Hoxha, producentet e “Big Brother Vip Albania” për të zbuluar më tepër për këtë program kaq të suksesshëm televiziv, teksa ai është pranë finales së shumëpritur. Ekskluzivisht për TAR, motrat Hoxha kanë zbuluar gjithçka, nga surprizat që i kanë emocionuar më së shumti, deri te si do ishin ato si opinioniste. E teksa “Big Brother Vip Albania” është një program që na ka emocionuar dhe përlotur shpeshherë, me ngjarje prekëse dhe jo vetëm, ja cilat janë surprizat e preferuara të Sarës dhe të Lorit.

Ardhja e vajzës së Arjolës, apo të Ilirit, ndoshta sepse jam edhe vetë prind. (Sara)

Na kanë emocionuar surpriza të ndryshme. Romeo, Ditea, por dhe edhe takimi me Pashukun. (Lori)

Të pyetura lidhur me personazhin më të vështirë të “BBV” duket se Sara dhe Lori nuk kanë një përgjigje, teksa secili prej konkurrentëve, janë më se mirënjohës për pjesëmarrjen e tyre në këtë program kaq të suksesshëm.

Mendojmë qe kemi qenë me fat. Edhe në fillim kanë qenë shumë të kuptueshëm dhe dashamirës, për sa kohë kanë qenë brenda. Çdo gjë që kemi parë ne, e ka parë edhe publiku. Nuk ka patur konflikt pas, që nuk është parë.

Një produksion kaq i suksesshëm si “Big Brother Vip Albania” padiskutim që ka një numër të madh sponsorash. E si një projekt i kururar deri në detaje, duket se motrat Hoxha përqëndrohen edhe te sa dhe cilët do të jenë sponsorat e “BBV”.

Financiarisht bëhemi selektiv sepse kemi shumë dhe kemi mundësi zgjedhjeje.

E diçka që ndoshta nuk e dinit, është se ka një produksion edhe për familjarët. Në pyetjen se cili ka qenë banori më i sikletshëm, motrat Hoxha janë përgjigjur si më poshtë.

Askush nuk ka qenë i sikletshëm. E sikletshme ka qenë situata, që e kemi trajtuar sa më mirë. (Lori)

Më shumë të sikletshëm janë familjarët. Ne kemi një staf për ta. U them dhe vajzave të tjera që kuptojini sepse edhe unë po të kisha motrën time brenda njësoj do të isha. (Sara)

Ndërkohë, kujtojmë se “Big Brother Vip Albania” ka patur një numër të madh banorësh dhe VIP-ash të cilët kanë ardhur nga fusha të ndryshme. E teksa ish-banori i Big Brother, Meridian Ramçaj dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen” Antonela Berisha u bënë pjesë e këtij progami, edhe ato kanë marrë kritika të ndryshme, dhe shpeshherë është vënë në diskutim a duhej të hynin ata në “BBV”. Lidhur me këtë pyetje ja si përgjgjet Lori Hoxha.

Unë mendoj që çdo person që është futur në “Big Brother Vip Albania” është i duhuri. Unë nuk di të ndaj pse është bërë i famshëm secili. “Për’puthen” është një produksion i Top Channel dhe sigurisht që konkurrentët mund të jenë pjesë e “BBV”. Mua më pëlqeu personazhi i Antonelës, dha një dinamikë në program.

Por a e kanë menduar ndonjëherë motrat Hoxha veten si opinioniste të “BBV”?! Ja si përgjigjet secila prej tyre.

Si opinioniste besoj do isha bërë lëmsh me gjysmën e Tiranës. E shoh dhe kur flas me Arbrin dhe Balinën, e shoh që më e mira për të gjithë nuk mund të jetë. Gjysma do të ngelë gjithnjë e pakënaqur (Sara)

Unë nuk do ta bëja kurrë. Ndonjëherë jam shumë emotive. (Lori)