Celebrities Showbiz

Çfarë do të kishte bërë BAFTA nëse incidenti Smith-Rock do të kishte ndodhur atje?!

Po të kishte goditur Will Smith një prezantues në ‘BAFTA Awards’, ai do të ishte shoqëruar menjëherë jashtë nga ndërtesa dhe nuk do të ishte në gjendje të merrte asnjë çmim, sipas Akademisë Britanike. Duke folur për “The Hollywood Reporter” në mëngjesin kur u zbuluan nominimet për çmimet ‘BAFTA’, drejtuesit e ‘BAFTA’ ofruan mendimet e tyre mbi incidentin famëkeq që ndodhi në ceremoninë e ‘Oscars’ të dielën mbrëma, kur Smith goditi Chris Rock në skenë.

Sara Putt, kryetare e komitetit televiziv të ‘BAFTA’ dhe zëvendëskryetare e ceremonisë, kur u pyet se çfarë do të bënte ‘BAFTA’ nëse do të vihej në një situatë të ngjashme, tha se ata do të largoheshin menjëherë nga ceremonia. Putt vuri në dukje se nuk do të kishte asnjë mundësi që individi në fjalë të merrte më vonë ndonjë çmim ose të mbante një fjalim, siç u lejua në mënyrë kontroverse të bënte Smith në Teatrin Dolby.

Ata nuk do të ishin fare në ndërtesë, kështu që fizikisht nuk do të ishin në gjendje të merrnin çmimin e tyre.

Emma Baehr, drejtoresha ekzekutive e çmimeve dhe përmbajtjes së BAFTA-s, shtoi se ata nuk tolerojnë dhunë të asnjë lloji, duke vënë në dukje se ‘BAFTA’ kishte udhëhequr me Institutin Britanik të Filmit në udhëzimet për akuzat e ngacmimit. Putt përfundoi duke thënë se:

Kjo është vetëm një vijë e kuqe për ne.

Megjithëse Smith fitoi gjithashtu çmimin për aktorin më të mirë në rolin kryesor për “King Richard”, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të filmit ‘BAFTA’ më 13 mars, ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në ngjarjen në ‘Royal Albert Hall’ të Londrës.

Ndërkohë, së fundmi ka ardhur një tjetër reagim nga Akademia e çmimeve ‘Oscar’. Aktorit Will Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia e çmimeve Oscar, pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock, por ai refuzoi ta bënte diçka të tillë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Akademia e çmimeve ‘Oscars’, që u përfshi në polemika për faktin që vetëm disa minuta pas incidentit, i dha 53-vjeçarit çmimin e aktorit më të mirë. Gjithashtu, Akademia bëri të ditur se ka nisur procedimin disiplinor ndaj Smith.

Zotit Smith iu kërkua që të largohej nga ceremonia, por refuzoi. Nga ana tjetër, edhe ne e pranojmë që mund ta kishim menaxhuar ndryshe situatën. Njoftojmë se kemi nisur procedimin disiplinor ndaj Smith për shkeljen e rregullave të Akademisë.