Auto & Moto

Çfarë duhet të dini për Mercedes-in elektrik Vision EQXX!

Nëse flitet për makina klasike, koncepti i Mercedes Vision EQXX nuk ka konkurrencë të vërtetë. Duke lëvizur ekskluzivisht me energji elektrike, kjo makinë mund të lëvizë me një konsum mesatar prej 7.4 kWh ose nëse konvertohet në potencialin e benzinës i bie të shpenzojë 0.9 litra për 100 kilometra.

Këtë konsum e ka arritur në rrugën 1010 kilometra nga Riadi në Dubai. Duke lëvizur nëpër shkretëtirë me një temperaturë mesatare të ambientit prej 34 gradë Celsius, prototipi i Mercedesit e përshkoi distancën e dhënë në 12 orë e 45 minuta, me një shpejtësi mesatare prej 79.4 km/h.

U nis me një bateri të plotë me një kapacitet prej 100 kWh dhe mbërriti në Dubai me 309 kilometra rreze të disponueshme. Nëse merret parasysh se makina në rrugë përdori edhe energjinë diellore, 117 qeliza arritën të prodhonin 1.8 kWh energji elektrike, gjë që rriti rrezen me 24 kilometra.

Rikujtojmë, se Mercedes lançoi së fundmi makinën e sezonit të ri të Formula 1. Që në fillim të konferencës, drejtuesit e gjermanëve vendosën objektivin e qartë; rivalizimin e Red Bullit të Max Verstappen. Makina e re e këtij edicioni kombinon të zezën, argjendin dhe të kuqen dhe është gati për në Bahrein për testime para-sezonale.

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i cili do të jetë pjesë e Ferrarit duke nisur nga viti i ardhshëm, është i vendosur për të ndihmuar shokun e tij të skuadrës, George Russell. Mick Schumacher dhe Fred Vesti do të plotësojnë listën e pilotëve si rezervë. Mick është për të dytin vit radhazi në këtë pozicion, ndërsa Fred vjen nga Programi Junior i Formula 1. Në këtë prezantim, ishte i pranishëm edhe CEO i Mercedes-it, Toto Wolff i cili pranoi faktin se do të jetë një sezon shumë i vështirë për “shigjetat e argjendta”: