Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë e rikthehu modelen seksi shqiptare pas dy vitesh në Kosovë?

Vildane Zeneli jeton prej vitesh në Amerikë, ku dhe ushtron profesionin e saj si modele. Bukuroshja prej dy vitesh nuk ka ardhur në vendlindjen e saj në Kosovë dhe fillimisht rikthimi i saj u mendua të ketë qenë për ndonjë lidhje dashurore.

Megjthatë, e ftuar së fundmi në një intervistë, ajo ka zbuluar se janë shkaqe familjare ato që e kanë shtyrë Vildanen të vijë.

Arsyeja e ardhjes janë gjithnjë pushimet vetëm se kësaj here kam edhe një dasmë në fisin tim.

Kështu modelja seksi na ka treguar se nuk ka asnjë lidhje që mund ta mbajë atë këtu, përveçse familjes së saj.

Para disa kohësh, Vildane u përfol për një lidhje mes saj dhe reperit Getinjo, pasi modelja seksi tregoi publikisht se reperi është inteligjent dhe do të dilte në një takim me të.

Pas ngacmimeve që dyshja patën në rrjete sociale nuk dihet si shkuan gjërat mes tyre, pasi dhe vetë Vildane prej kohësh nuk ka qenë pjesë e intervistave apo studiove televizive për të treguar detaje.