Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë i bën bashkë Leonardo Di Caprio dhe Dukagjin Lipa?!

Ai është një nga aktorët më të dashur në botë. Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, Leonardo Di Caprio, është një nga më të talentuarit e brezit të tij. Me shumë vite karrierë mbi supe dhe disa role të paharrueshme të interpretuara nga ai, Leonardo këtë herë përflitet për një takim shumë special.

Bëhet fjalë për Dukagjin Lipa, i cili është babai dhe njëkohësisht menaxheri i artistes Dua Lipa. Një emër i njohur tashmë për showbiz-in shqiptar dhe të huaj, i cili shpeshherë përfshihet edhe në projekte të tjera siç është edhe “Sunny Hill” në Prishtinë, festival i ideuar nga vetë ai.

Duket se dyshja është takuar për diçka shumë të veçantë, pikërisht për festimet e vitit 2022, detaj ky të cilin na e bëri me dije vetë Dukagjini, i cili postoi tre imazhe në rrjetin e tij social. Tek e para shfaqet një foto e dyshes, tek e dyta një imazh fishekzjarresh, teksa tek e treta një pamje festive. Fotot i ka shoqëruar me mbishkrimin e mëposhtëm.

Duke festuar vitin 2022 me një nga djemtë më të mirë në planet.

Komentet pozitive të fansave nuk kanë munguar, teksa ndjekësit shqiptarë kanë qenë edhe më të entuziasmuar për këtë postim. Ndërkohë, vetë aktori nuk e ka ripostuar ende foton.