Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Grupi muzikor The Beatles po ‘rikthehen’ sërish në muzikë falë një ndihme të vogël nga inteligjenca artificiale. Në një intervistë me BBC Radio 4, Paul McCartney zbuloi se ai përdori teknologjinë për të krijuar atë që ai e quan “kënga përfundimtare e The Beatles”. Kënga do të përfshijë vokalin e të ndjerit John Lennon, i cili u qëllua dhe ndërroi jetë në dhjetor 1980 në moshën 40-vjeçare. Inteligjenca artificiale ishte në gjendje të krijonte zërin e Lennon nga një demo e vjetër.

2. Mendonit se lufta në Ukrainë apo zhurmat e zinxhirit të furnizimit ishin fajtorë për rritjen e çmimeve? Me siguri që nuk keni dëgjuar për Beyonce…

Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar ndezi një furi të tillë kërkesash për hotele dhe ushqime në restorante, saqë është shfaqur në statistikat ekonomike të vendit. Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7% në muajin maj, sipas BBC.

3. Një rivalitet që shumë pak e kuptuan se ekzistonte është konfirmuar, ka rezultuar se Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger kishin një rivalitet të fortë profesional. Të dy aktorët u specializuan në interpretimin e personazheve luftarakë në ekranin e madh, me Schwarzenegger të njohur për punën e tij si “The Terminator” dhe Stallone për portretizimin e Rocky-t. Stallone pranoi lirisht se ai gjithmonë e ndjente Arnold ishte heroi superior i aksionit.

4. Lady Gaga mbeti mjaft e shokuar nga një grabitje e tmerrshme me armë në vitin 2021, kur hajdutët ia rrëmbyen dy nga tre bulldogët e saj francezë. Njëri prej tyre ka mundur të shpëtojë falë mbajtësit të tij, i cili u qëllua nga grabitësi. Kjo ishte traumatike për të, kështu që ajo vendosi një shpërblim prej 500,000 dollarësh për këdo që mund t’i kthente kafshët e saj shtëpiake. Një grua, Jennifer McBride, arriti t’i kthejë ata shëndoshë e mirë. Pra, Lady Gaga do t’i jepte paratë që i ofroi. Pasi mësoi për akuzat, Lady Gaga refuzoi të paguante shpërblimin dhe kështu Jennifer McBride e paditi artisten.

5. Aktori i njohur i Hollywood-it Al Pacino është bërë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare. E dashura 29-vjeçare e aktorit, Noor Alfallah, solli në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Publicisti i Pacino-s, Stan Rosenfield, konfirmoi për ‘Associated Press’ të enjten se aktori, 83 vjeç, dhe 29-vjeçarja Noor Alfallah mirëpritën një djalë të quajtur Roman. Megjithatë nuk u publikuan detaje të tjera, duke përfshirë kohën dhe vendin ku lindi foshnja.