Horoskopi

Çfarë kërkoni në shoqëri sipas shenjës së horoskopit!

Marrëdhënia që kemi me shokun/shoqen tonë të ngushtë është me të vërtetë speciale. Me ta mund të sillesh dhe jashtë normales, të kesh besim të plotë dhe të ndash të njëjtat interesa. Ata gjithmonë na “ruajnë shpinën”, qeshin me shakatë tona ndoshta jo dhe aq për të qeshur, na mbrojnë kur jemi në vështirësi dhe na “duartrokasin” në arritjet tona sado të vogla qofshin ato. Nuk ka sekrete në një shoqëri kur ka dashuri të pastër në mes.

Asnjë miqësi nuk ngjason me një tjetër dhe kjo është ajo që e bën këtë kaq unike. Ka një arsye pse ti dhe shoku/shoqja juaj i/e ngushtë jeni bashkë dhe çfarë kërkoni në një shoqëri sipas shenjës suaj të horoskopit mund ta shpjegoj se cila është kjo arsye.

Dashi- Ju kërkoni dikë që ta keni “partnerë në krim”

Ju e jetoni jetën si të ishte dita e fundit, plot me entuziasëm dhe me shumë kurajo. Prandaj ju keni nevojë për një njeri që do t’ju bashkohet aventurave tuaja plot adrenalinë. Ju duhet dikush që di si të bëjë qejf dhe mos t’i marri gjërat me seriozitet.

Demi- Ju kërkoni dikë që vlerëson besnikërinë mbi gjithçka

Jeni një ndër shenjat që e keni shumë të nevojshme shoqërinë. Kur bëni një premtim e mbani, prandaj prisni të njëjtën gjë nga miku/mikesha juaj. Doni që ata t’ju respektojnë dhe të jenë të sinqertë me ju. Ata gjithashtu mbajnë mend dhe detajet e vogla dhe ju bëjnë dhurata më të mira.

Binjakët- Ju kërkoni dikë që të jetë po aq inteligjent sa ju

Dukeqenëse jeni një ndër shenjat më llafazane dhe inteligjente, ju kërkoni një shoqëri që përshtatet me nivelin tuaj të inteligjencës. Nëse nuk mund të flisni me ta për një sërë temash të ndryshme, me shumë mundësi do të mërziteni pas njëfarë kohe. Keni nevojë që të diskutoni për çdo gjë, pa u ndjerë të gjykuar.

Gaforrja- Ju kërkoni dikë që ju ofron siguri

Jeni shumë të ndjeshëm dhe prandaj kërkoni dikë që t’ju bëjë të ndiheni të mbrojtur. Doni që ti përkisni atyre dhe t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpi. Dhe të gjithë e dimë sa e doni ju shtëpinë.

Luani- Ju kërkoni dikë që ju mendon si botën e tyre

Jeni të çlirët dhe plotë jetë, prandaj kërkoni dikë që ju “mban gjallë” humorin dhe “shkëlqejnë” po aq sa ju. Jeni gjithmonë të gatshëm për të ngritur humorin e të tjerve dhe nuk i kurseni kurrë komplimentat për mikun/mikeshën tuaj të ngushtë, por prisni të njëjtën gjë në këmbim.

Virgjëresha- Ju kërkoni dikë që ju ka si prioritet

Mendoni shumë pak për veten dhe më shumë për të tjerët, jeni shumë të drejtë dhe praktik, prandaj do të ishit të lumtur të kalonit kohë me dikë dhe të bë bashkë gjërat që dëshironi. Ju nuk doni lajka, por vetëm dikë që do me të vërtetë të jetë miku/mikesha juaj. Kërkoni dikë që investon në shoqëri po aq sa ju.

Peshorja- Ju kërkoni dikë që ju njeh me të vërtetë

Jeni shenja e harmonisë dhe balancës, gjë që ju bën të kuptoni mjaft mirë të gjitha anët e shoqërisë. Në fakt, ndoshta ju keni më shumë shoqëri të ngushtë se të tjerët në përgjithësi. Dini si të shkoni me të gjithë, prandaj e gjitha çfarë kërkoni në një miqësi është t’ju shohin dhe vlersojnë për atë që jeni, përtej sharmit që tregoni.

Akrepi- Ju kërkoni dikë që të jetë po aq spiritual sa ju

Jeni shumë pasionant dhe të bindur. Kur e konsideroni dikë si mikun/mikeshën tuaj të ngushtë bëni gjithçka për ta. Doni dikë që ta keni përjetë sido që të shkojë situata, dikë që të ndani sekrete me besim të plotë. Gjithashtu preferoni një miqësi ku ndani interesa të përbashkëta.

Shigjetari- Ju kërkoni dikë që është po aq “i/e çmendur” sa ju

Ju kërkoni gjithmonë aventurat dhe të vërtetat. E jetoni jetën ashtu siç ju vjen dhe e lëni që të rrjedhë. Kërkoni dikë që e pëlqen aventurën po aq sa ju. Shoqëria ideale për ju është dikush që do të vinte me ju në një udhëtim të planifikuar minutën e fundit.

Bricjapi- Ju kërkoni dikë që e merr shoqërinë me seriozitet

Jeni persona që jeni të gatshëm të ngjisni çdo mal që ju del përpara si pengesë. Pikërisht për këtë kërkoni dikë që t’ju inkurajojë të arrini qëllimet tuaja sado të vështira qofshin ato. Gjithashtu, keni nevojë për dikë ku të mbështeteni dhe dikë që e sheh shoqërinë me ju si një qëllim në vetvete.

Ujori- Ju kërkoni dikë që të jetë po i çuditshëm sa ju

Jeni shumë human dhe udhëheqës. Shoku/shoqja juaj duhet të jetë po aq human dhe të ndajë të njëjtin vizion me ju për një realitet më të mirë. Ju gjithashtu, jeni pak të çuditshëm dhe të paqëndrueshëm, duke ju bërë të mos ju interesojë shumë se çfarë thonë të tjerët. Kërkoni dikë që t’ju plotësojë.

Peshqit- Ju kërkoni dikë që sheh të mirën e gjërave

Jeni ëndërrimtarë dhe kërkoni dikë që i sheh gjërat po aq thellë sa ju, por në një mënyrë të bukur. Dikë që thjesht po qëndron me ju dhe e vlerëson shumë atë moment. Ju pëlqen shumë dikush që jau shpreh dashurinë që kanë ndaj jush dhe t’jua mbushin zemrat plot.