Celebrities Magazine Showbiz

Çfarë ndodhi?! Llogaria personale e Luiz Ejllit në Instagram rezulton e mbyllur!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes.

Vetëm pak më parë Instagrami zyrtar i Luizit, i cili menaxhohej nga shoqja e tij Gena ka pësuar ndryshime të befasishme. Me anë të një postimi në Instastory është lajmëruar se tashmë Instagrami do të menaxhohet nga motra e tij, Ina, e cila ka vendosur të bëjë disa ndryshime, duke vendosur foto profili një foto të saj me Luizin dhe duke ndryshuar emrin dhe duke vendosur emrin e saj, pra nga “luiz.ejlli” në  “ina.ejlli”. Në njoftimin e postuar në Instastory, motra e Luizit shprehet se kjo ka ndodhur për shkak të tentativave të shumë personave për ta vjedhur atë.

Fansa të dashur!

Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami co ta menaxhojë vetë.

Me shumë dashuri familja e Luizit.

Por ditën e sotme, rezulton që kjo llogari Instagrami nuk rezulton më. Nuk dihet nëse faqja e tij personale është mbyllur me dëshirën e familjes apo është bllokuar përkohësisht, por kjo gjë i ka irrituar mjaft fansat e tij, pasi kërkojnë një shpjegim në lidhje me këtë situatë. Kjo llogari e tij arriti të fitonte mjaft ndjekës dhe për javë të tëra Luiz Ejlli ka kryesuar listën e personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale, si pjesë e rubrikës “Social Top 5”. Gjithsesi, do të jemi në pritje të një deklarate zyrtare nga familjarët e tij, të cilët janë menaxhues të kësaj faqeje.