Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë nuk do të bënte kurrë Hailey Bieber me bashkëshortin e saj, Justin…

Modelja e njohur Hailey Bieber së fundmi teksa u përgjigjej pyetjeve të fansave në një video të postuar në kanalin e saj në YouTube, bëri të qartë se nuk do të performojë asnjëherë me bashkëshortin e saj, Justin Bieber. Zbulimi i sinqertë erdhi kur një fans e pyeti Hailey-n nëse ajo ka kënduar ndonjëherë me Justin në skenë. Duke iu përgjigjur pyetjes, Hailey u tall me një shprehje serioze:

Kjo tingëllon tragjike. Unë kam zë të mirë, por nuk mund të këndoj ashtu siç mund të këndojë një këngëtar. Do të ishte shumë zhgënjyese.

Hailey preferon të kalojë kohë cilësore me Justin, duke bërë shumë gjëra të tjera. Siç shpjegon diku tjetër në video, ajo beson se është e rëndësishme të ndash punën nga jeta private dhe të vendosësh familjen në radhë të parë.

Duhet të dini se cilat janë prioritetet tuaja dhe mendoj se në momentin kur e lini punën të bëhet më e rëndësishme se bashkëshorti apo jeta juaj familjare, atëherë gjërat mund të vështirësohen.

Gjatë një paraqitje të fundit në podcastin e “Victoria’s Secret Voices”, modelja e njohur amerikane, rrëfeu për mbështetjen që i ka dhënë ajo këngëtarit Justin Bieber gjatë momenteve më të vështira të jetës së tij. Hailey e përshkroi këtë përvojë si jashtëzakonisht të vështirë dhe përmendi se familja e saj kishte varësi, duke përfshirë këtu edhe betejat e babait të saj Stephen Baldwin.

Ka shumë varësi në familjen time. Jo vetëm babai im, por shumë njerëz të tjerë të familjes sime luftojnë me shumë gjëra të ndryshme. Babai im ishte gjithmonë i hapur për varësinë e tij ndaj alkoolit dhe unë gjithmonë e vlerësoja këtë dhe kam qenë gjithmonë pranë tij.

Hailey ka shprehur se ndihet e lumtur që ka qëndruar pas Justin.

Unë isha me të. Mora një vendim. E di në fakt që e kam dashur këtë person për një kohë shumë të gjatë dhe tani nuk do të ishte koha të hiqja dorë prej tij, thjesht nuk do t’ia bëja këtë.