Celebrities Gossip Showbiz

Çfarë po ndodh me Kanye West?! Reperi bën veprimin e papritur dhe i surprizon të gjithë!

Në mes të përpjekjeve për t’u rikthyer me Kim Kardashian, Kanye West ka bërë një veprim që i ka surprizuar të gjithë. Që kur u konfirmua se ish-gruaja e tij kishte nisur një lidhje me Pete Davidson, reperi ka shënjestruar komedianin. Përveçse e përmendi në një këngë të tij, reperi u përpoq të përhapte thashetheme kundër tij.

Mirëpo, së fundmi ai ka vendosur ta ndjekë në Instagram. West u bë një nga ndjekësit e Davidson pasi komediani 28 vjeçar, iu bashkua Instagramit të mërkurën. Nuk dihet se çfarë fshihet pas këtij veprimi të tij, nëse bëhet fjalë për një paqe mes tyre. Davidson hyri në një lidhje romantike me ish-bashkëshorten e West në nëntor, pasi dyshja u takuan në ‘Saturday Night Live’ në tetor 2021.

Kanye nga ana tjetër është duke bërë gjithçka për të fituar ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian. Madje, për Shën Valentin ai i ka dërguar Kim-it një kamion me lule. West ka postuar vazhdimisht në Instagram duke fyer Pete dhe duke iu lutur Kardashian që të kthehej tek ai. Nga ana tjetër, Kim e festoi Shën Valentinin me Pete dhe dukeshin të qetë ndërsa u panë duke shijuar një darkë në Brooklyn.

Gjatë javëve të fundit, dyshja kanë përdorur rrjetet sociale për t’iu drejtuar njëri-tjetrit për jetën e tyre pas ndarjes. Ndërkaq, romanca e stuhishme e Kanye West dhe Julia Fox mori fund! Ylli i “Uncut Gems” dhe stilisti Yeezy i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth gjashtë javësh takim. Përfaqësuesi i saj u shpreh në një deklaratë për ‘Page Six’ se Julia dhe Kanye mbeten miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por ata nuk janë më bashkë.