Showbiz

Chris Brown bëhet baba për herë të dytë

Në fillim të këtij muaji Chris Brown dhe ish e dashura e tij Ammika Harris konfirmuan se ishin në pritje të një djali.

Vogëlushi erdhi në jetë të mërkurën dhe këtë gjë e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet postimit të një fotoje në Insta Story ku shkroi vetëm datën e lindjes.

Brown dhe modelja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në fillim të këtij viti por kanë vendosur të ruajnë relatat për hir të vogëlushit të tyre.

Kujtojmë se 30-vjeçari është babai i një vajze të vogël që quhet Royalty.