Showbiz

Chris Brown nën pranga në Paris, këngëtari akuzohet për përdhunim dhe posedim droge

Këngëtari i famshëm Chris Brown duket se nuk po gjen qetësi nga akuzat e shumta për ngacmim seksual, përdhunim dhe posedim droge.

Ditën e kaluar ai është lënë i lirë nga autoritetet përkatëse në Paris ku mesa duket ka qëndruar i burgosur për disa ditë. Një vajzë franceze paditi 29-vjeçarin dhe shokun e tij me pretendimin se ata e kanë droguar e më pas përdhunuar.

Vajza në fjalë u shpreh për autoritetet se njohu Brown dhe shokun e tij në një klub nate në Paris më 15 janar dhe kaluan natën së bashku.

Pas një tjetër akuze të rëndë, ai edhe pse momentalisht është liruar nga brugu, do të mbahet nën hetim në gjendje të lirë derisa të ketë prova të mjaftueshme për ta dënuar sërish.

Pasi është liruar ai ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ku është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë por ka njerëz që po paguajnë që ta shohin atë keq.