Showbiz

Chris Brown zbulon datën e publikimit të albumit të tij më të ri

Këngëtari i famshëm Chris Brown i është përkushtuar krejtësisht karrierës së tij muzikore dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Ai më në fund ka zbuluar datën e publikimit të albumit të tij më të ri të quajtur “Indigo” si edhe koverin që do të ketë.

Ky album është pritur me padurim nga publiku falë bashkëpunimeve të Brown me artistë të tjerë të industrisë siç është Drake, Justin Bieber, Nicki Minaj, Tayga, G-Eazy, Lil Wayne e shumë të tjerë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Chris ka treguar se albumi i tij do të dalë në treg më 21 qershor.