Celebrities Showbiz

Chris Martin i “shkrin” zemrat të gjithëve me veprimin e fundit për partneren e tij Dakota Johnson!

Këngëtari i njohur Chris Martin në një koncert të dhënë së fundmi me grupin e tij ‘Coldplay’, e ka quajtur të dashurën e tij Dakota Johnson “universi im”. Muzikanti 44-vjeçar, performoi me grupin e tij në “Shepherd’s Bush Empire” në Londër dhe kjo është edhe një ndihmesë pse jo për publikimin e albumit të tyre që titullohet “Music Of The Spheres”.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, gjatë performancës së tij këngëtari në një moment shihet teksa drejton gishtin në vendin ku ishte ulur e dashura e tij. E gjitha kjo ndodhi para se grupi të fillonte që të performonte këngën e re  “My Universe”, një bashkëpunim me bandën muzikore “BTS”. Ai u shpreh me fjalët më të veçanta për të:

Kjo ka të bëjë me universin tim dhe ajo është këtu!

Anëtari i një nga grupeve muzikorë më të pëlqyer është në një lidhje me aktoren e njohur që prej vitit 2017. Ata të dy janë treguar gjithmonë shumë të sjellshëm dhe shumë të mirë me njëri-tjetrin pasi këtë e kanë dëshmaur gjithmonë. Kujtomë se Chris e shoqëroi Dakota-n edhe në premierën në filmin “The Lost Daughter”.

Pas tre vitesh lidhje, çifti e çoi lidhjen e tyre në një nivel tjetër pasi ata u transferuan së bashku në rezidencën e këngëtarit Chris në Malibu.

Gjithashtu u zbulua se Chris dhe Dakota udhëtuan për në Los Angeles për të shijuar një darkë me ish-gruan e tij Gwyneth Paltrow e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj aktual Brad Falchuk. Është e qartë se ata ruajnë marrëdhenie të mira edhe pas ndarjes.

Rikujtojmë se, së fundmi Dakota Johnson ka reaguar ndaj asaj interviste të vështirë e cila u bë virale me Ellen DeGeneres dy vite më parë. Tetori ka ardhur dhe kjo do të thotë se është edhe ditëlindja e aktores bukuroshe. Është kthyer në virale pjesa kur Dakota dhe Ellen shfaqen teksa diskutojnë me njëra-tjterën në lidhje me ditëlindjen e aktores.