Showbiz

Christina Aguilera rikthehet më erotike se kurrë me “Accelerate”

Pas një pushimi 6-vjeçar, Christina Aguilera është kthyer në muzikë me videoklipin e këngës “Accelerate”, e prodhuar nga Kanye West.

Këngëtarja 37-vjeçare pothuajse është zhveshur e tëra në klipin e saj më erotike ndonjëherë.

Në videoklip, Aguilera shihet duke hedhur në trupin e saj një locion dhe duke lëpirë gishtin. Ajo është krejtësisht e zhveshur, përveçse dy ngjitëseve të zeza në gjoks.

Kënga është në bashkëpunim me Ty Dolla $ign dhe 2 Chainz. “Accelerate” është 1 nga 11 këngët e albumit të ri të Christina Aguilera me titull “Liberation”, që del në 15 qershor.