Celebrities Showbiz

Cili nga finalistët e “DWTS” do të merrte trofeun sipas ndjekësve të TAR?!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Ethet e finales ishin shumë të forta, të gjithë ishim kuriozë të zbulonim se kush do të ishte çifti i cili do të fitonte kupën dhe çmimin e madh. Para se të fillonte sfida e finalistëve ata dhanë disa arsye se pse duhej që ata të ishin sonte fituesit e këtij super spektakli.

Më pas ata dhuruan një spektakël të vërtetë me tre performanca të ndryshme, ku në fillim ishte kërcimi i javës së tyre të parë në këtë super spektakël, më pas ishte një freestyle i zgjedhur nga vetë finalistët, ndërsa në fund ishte zgjedhur një tjetër kërcim që normalisht i shkon për shtat shpirtit të tyre të fitores dhe nuk duhet mohuar që shkëlqyen me plot kuptimin e fjalës. Normalisht që ky rrugëtim i bukur do të mbahet mend gjatë për të gjithë konkurrentë njësoj.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha. Para pak ditësh ne ngritëm një sondazh në faqen tonë të Web-it duke pyetur se cili mund të ishte fituesi i këtij spektakli sipas qytetarëve. Ja cilat ishin përgjigjet: 51% kanë votuar për Elhaidën dhe Ledianin, 23% për Sarën dhe Luixhinon, 16% për Arditin dhe Jorën dhe 10% për Megin dhe Jurgenin.

Shënim: Votat e mësipërme tregojnë vetëm rezultatet e sondazhit nga votuesit në Web në faqen tonë. Këto rezultate nuk kanë asnjë lidhje me rezultatet e natës finale, ku publiku ka dhënë votat e tyre me anë të mesazheve.

Ndërkohë, ju mund të votoni në sondazhin e ri të faqes sonë duke klikuar në këtë link. Cili nga banorët e nominuar në “Big Brother VIP” mendoni se do të eliminohet?