Sociale Sport

Coca-Cola & FSHF mbështesin fshatin SOS me infrastrukturë sportive!

Turneu i Trofeut të FIFA WORLD CUP™ nga COCA-COLA që mbërriti në Tiranë më 22 Maj 2022, duke festuar fuqinë gjithëpërfshirëse të sportit me komunitetin vendas të futbollit, po lë pas një trashëgimi.

Si pjesë e këtij aktiviteti, kupa origjinale e FIFA World CUP™ erdhi për herë të parë në Shqipëri. Në vazhdim të kësaj, dhe me bashkëpunimin e FSHF-së, Coca-Cola ka mbështetur nëpërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërtimin e një terreni sportiv në fshatin SOS në Tiranë.

Presidenti i Coca-Cola Bottling Albania, Luca Busi dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shprehën të entuziazmuar për këtë projekt që ofron një mundësi për të përjetuar emocionet unike që vetëm futbolli mund të ofrojë dhe për mbështetjen që po u japin brezave duke u ofruar bazë materiale sportive.

“Ne jemi krenarë që Turneu i Trofeut të FIFA World Cup™ nga Coca-Cola solli për herë të parë Trofeun Origjinal të FIFA World Cup™ në Shqipëri, një vend ku Coca-Cola ndihet si në shtëpinë e saj pas gati tre dekadash pranie”, tha Luca Busi. “Ne besojmë në rolin e sportit për gjithëpërfshirjen, dhe ky projekt, për të cilin falënderojmë FSHF-në, na lejoi të japim një kontribut të prekshëm pas këtij momenti të paharrueshëm feste”.

Nga ana tjetër, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deklaroi se FSHF u kujdes dhe investoi në këtë projekt për të siguruar hapësira të sigurta dhe të aksesueshme gjatë lojës.

“FSHF është e angazhuar që me fondet apo donacionet e saj të mundësojë këtë aktivitet për të investuar në fushën e lojës për fshatin SOS ku do të zbatohet projekti. Ne po punojmë për të përmirësuar infrastrukturën sportive këtu dhe njëkohësisht u kemi siguruar bazë materiale sportive fëmijëve të fshatit SOS”, tha Duka.

Ardhja e Turneut të Trofeut FIFA World CUP™ nga Coca-Cola shënoi kështu mundësinë për një bashkëpunim midis kompanisë dhe FSHF për një projekt të bazuar në përgjegjësinë sociale, që është një shembull i kontributit që Coca-Cola ka dhënë në vitet e fundit, si në rastin e nismave të Tirana, Kryeqyteti i Rinisë, krahas ndikimit social dhe ekonomik të veprimtarisë së tij prodhuese afatgjatë në vend, që daton në vitin 1994.

Rreth Fshatit SOS

Fshati SOS Albania, është një organizatë joqeveritare e angazhuar për të garantuar që të gjithë individët e pranuar në streh të kenë kujdes cilësor si të drejtat bazë të tyre. Falë mbështetjes së partnerëve, kompanive dhe individëve ndërkombëtarë dhe vendorë që angazhohen, të gjithë mund të bëjnë një jetë normale. Brenda kompleksit ka një çerdhe, kopsht, shkollë, ushqim, sport, argëtim dhe kurse rinore duke ofruar kështu edukimin e duhur.