Gossip Showbiz

Cody Simpson thyen heshtjen dhe flet për romancën e shkurtër që pati me Miley Cyrus!

Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus dhe miku i saj i fëmijërisë, Cody Simpson, në fillim të vitit të kaluar nisën një romancë me njëri tjetrin dhe po në muajin gusht të vitit të kaluar, ata të dy i dhanë fund marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, artisti i njohur Simpson ka folur për herë të parë në lidhje me romancën e shkurtër që pati me shoqen e tij të fëmijërisë, duke i dhënë emrin lidhjes së tyre si “vetëm një fazë”.

Gjatë një interviste për australianen “60 minutes”, Simpson u shpreh se:

Gjithçka përfundoi mjaft miqësisht. Ishte vetëm një nga ato fazat, mendoj. Është diçka që e kalon dhe mëson shumë prej saj. Unë e kam njohur atë prej një kohe të gjatë. Ne kaluam nga një lloj miqësie e mirë me shumë miq të përbashkët, në të qenit të dashur për një kohë.

Rikujtojmë se pas ndarjes, edhe 28-vjeçarja foli për ndarjen e saj nga Simpson gjatë një lidhje virtuale në “Instagram Live”. Ajo u shpreh asokohe se:

Dy gjysma nuk mund të bëjnë një të tërë dhe ne po punojmë individualisht vetëm për veten tonë për t’u bërë njerëzit që duam të jemi, si të gjithë në këtë moshë. Ne kemi qenë miq për 10 vjet dhe do të vazhdojmë të jemi miq, kështu që thjesht mos spekuloni për gjëra të pavërteta.

Rikujtojmë, se Cyrus së fundmi ka arritur një mega sukses. Ajo është renditur në 3 artistet më të dëgjuara të dekadave të fundit. Këngëtarja ka bërë të ditur se ka arritur 1 miliardë dëgjime në Spotify, duke ju bashkuar Taylor Swift dhe Lady Gaga-s.