Sport

Cristiano Ronaldo në lupën e drejtësisë italiane!

Një tjetër rekord personal për Cristiano Ronaldon me dy golat e realizuar kundër Arsenalit në fitoren 3-2. 36-vjeçari ka kapur shifrën e 801 realizimeve në karrierë duke u afruar ndjeshëm me Josef Bican, çekun që numron 805 gola në karrierën e tij, por që ka luajtur në kampionate të dorës së dytë.

Ngahera janë përmendur edhe dy legjendat braziliane Pelle dhe Romario për të cilët thuhet se kanë realizuar mbi 1000 gola, por duke hequr ndeshjet miqësore nuk shkojnë më shumë se 700.

Interesant është edhe fakti se 338 gola nga 801 Ronaldo i ka shënuar pasi ka mbushur 30 vjeç në 377 ndeshje gjithsej. Vlen për t’u përmendur se rivali më i madh i Ronaldos Lionel Messi ka realizuar 756 gola, por argjentinasi është dy vite më i ri se portigezi.

Gjithsesi këto rekorde fantastike Ronaldo nuk do t’i shijojë i qetë. Mediat në Itali shkruajnë se fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ do të merret në pyetje nga drejtësia italiane, pasi është përmendur në operacionin ‘prisma’ ku po hetohet Juventusi dhe klube të tjera për plusvalenca fiktive, duke ndihmuar kompaninë për t’i shpëtuar ligjit.

Nuk dihet nëse Ronaldo do udhëtojë në Itali apo avokatët e tij do të zgjidhin çështjet.