Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri sapo na paralajmëroi projektin e ri nga Dj Geek!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë.

E teksa Dafi përpos jetës private në muzikë është më e angazhuar se kurrë me këngë të reja dhe koncerte, së fundmi bukuroshja na ka treguar se do të sjellë këngën me videoklip në bashkëpunim me reperin e mirënjohur Elinel. Këtë e ka shpërndarë dhe partneri i saj Geek në formë mbështetje për të dashurën e tij dhe kjo e fundit nuk ngeli ja kthyer ‘qokën’. Dafi na paralajmëroi se Geek do te vijë me një projekt të ri muzikor gjithashtu së shpejti.

Dj Geek: Mezi po pres për këtë

Dafina: Dhe për projektin tënd të radhës

Së fundmi, bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto para pasqyres me të dashurin e saj të zemrës, por ajo çfarë na bëri përshtypje ishte mbishkrimi që mendohet se mund të na tregojë diçka në mënyrë të tërthortë.

Dafi sapo ka lançuar bashkëpunimin me Muma-n, që padyshim po dëgjohet ngado dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.