Showbiz

Daniel Radcliffe i frikësohet një krize ekzistenciale: “Nuk do të shoh kurrë një shfaqje të Harry Potter në teatër”

Aktori i famshëm britanik Daniel Radcliffe ka zbuluar se nuk do të shohë kurrë një shfaqje të Harry Potter në teatër.

I ftuar në “Late Night with Seth Meyers” 29-vjeçari bëri deklaratën që shokoi opinionin publik dhe që fillimisht askush nuk e besoi.

Ai rrëfeu se nuk do të shkojë më në teatër për të parë një shfaqje të Harry Potter pasi ndjen sikur e gjithë salla po e vëzhgon për të parë reagimin e tij dhe kjo i shkakton një krizë ekzistenciale.

Nuk do të dëshironte kurrë të shkonte të teatër i maskuar në mënyrë që askush të mos e njihte pasi nuk do ta shijonte siç duhet shfaqjen e për këtë arsye ka marrë vendimin e vështirë që të mos shkojë më.

Momentalisht në Boadway dhe West End po jepet “Harry Potter and The Cursed Child” dhe Daniel Radcliffe i ka rezistuar dëshirës për ta parë live në teatër.